Teknologji moderne dëgjimi dhe vizita ORL nga ekspertë me përvojë europiane – gjithçka në zemër të Korçës.
Ilmedica ORL & AUDIO CLINIC është një klinikë moderne në Korçë, e specializuar në vizita ORL për të rritur dhe fëmijë, si dhe në diagnostikimin dhe ofrimin e aparateve të dëgjimit ReSound.
Ofron kujdes profesional dhe konsultime falas për dëgjimindhe prova të personalizuara për çdo pacient çdo dite nga ora 9 deri 3 pm .
Cdo te premte dhe te shtune ofron vizita dhe nderhyrje kirurgjikale nga mjeku specialist dr Ilia Llapushi kirurg orl nga spitali Interbalkan Medical Center Selanik Greqi.
Në ILMEDICA ORL & AUDIO CLINIC, fëmijët trajtohen me kujdes të veçantë në një ambient miqësor dhe të sigurt.
Ofrojmë kontrolle për:
- Infeksione të përsëritura të veshit
- Probleme me bajamet dhe adenoidet
- Vështirësi në frymëmarrje apo zë
- Vonesë në të folur ose shqetësime të dëgjimit
Stafi ynë mjekësor ka përvojë me pacientë pediatrikë dhe ofron vizita çdo të premte dhe të shtunë.
Ambienti është i qetë dhe ngjyrat e buta ndihmojnë fëmijët të ndihen rehat.
Shumë prindër na besojnë për ndjekje të rregullta dhe diagnozë të saktë.
📞 Tel: +355 68 596 5450
ILMEDICA ORL-AUDIO CLINIC mirëpret pacientët çdo dite nga ora 9 deri ne oren 3 mbasdite. Cdo të premte dhe të shtunë janë të dedikuara për vizitat otorinolaringologjike . Ne ofrojmë fleksibilitet për t'ju ndihmuar të planifikoni vizitën tuaj në një kohë që ju përshtatet. Mos hezitoni të na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth disponueshmërisë dhe për të rezervuar vizitën tuaj.