Vizita ORL per femije - kujdes i dedikuar
Ne jemi të vetëdijshëm që fëmijët kanë nevoja të veçanta, ndaj në ILMEDICA kemi krijuar një ambient të ngrohtë dhe të përshtatshëm për ta. Vizitat janë të qeta, me komunikim të kujdesshëm dhe durim maksimal. Shumë prindër na besojnë për kontroll periodik të fëmijëve të tyre, veçanërisht për infeksione të shpeshta të veshëve (otite), probleme me bajamet, ftohje të përsëritura dhe hundë të bllokuara, si dhe vështirësi në dëgjim apo të folur. Vizitat kryhen çdo të premte dhe të shtunë, me orar të përshtatshëm për prindërit dhe fëmijët.